3 viktima dhe 71 raste ne 24 oret e fundit

2020-07-10 0

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 3 qytetarë. Mes tyre është edhe mjeku 69-vjeçar nga Puka, Hysni Shkjau. Ndërkohë dy viktimat e tjera janë një 63-vjeçar nga Lezha dhe një 65-vjeçare nga Tirana.

Aktualisht në spitalin infektiv janë 78 pacientë të shtruar. 9 prej tyre janë në gjendje serioze në terapi intensive dhe 2 janë intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilët janë konfirmuar 71 raste pozitive.

?Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier?.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange