Wake Up/ Apeli i AKU: Mos blini bukë të prerë. Rreziku i COVID që vjen nga kontaminimi i ushqimeve

2020-07-10 0

Kemi hyrë në sezonin e temperaturave të larta dhe ndërkohë jemi dhe në kushtet e ekzistencës së virusit COVID-19 në të gjithë vendin. Natyrisht që një vëmendje e shtuar duket të jetë tek produktet që konsumojnë çdo ditë. Gjatë gjithë kësaj periudhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, jo vetëm nëpërmjet inspektimeve në terren por edhe mesazheve në rrjetet sociale dhe media, i është drejtuar konsumatorit shqiptar të tregojë kujdes në produktet që konsumon, të cilat mund të bëhen burim helmimesh që shpesh herë kanë pasoja tepër serioze në organizëm. Ditët e fundit AKU ka bërë thirrje konsumatorit që të mos e blejnë bukën e prerë sidomos në kushtet e epidemisë së COVID-19. Yllka Allaraj inspektore e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit tregon arsyet pse veçanërisht buka e prerë përbën rrezik kontaminimi por pa përjashtuar edhe produktet e tjera ushqimore sidomos ato me origjinë shtazore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel