Sallatë me patëllxhanë
Përbërësit:
2 patëllxhanë
1 spec i kuq
2 domate
1 kastravec
2 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle koper të grirë
Vaj për skuqje
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull
Kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Presim patëllxhanët përgjysëm, pasi I presim në feta I presim në shirita të hollë. I vendosim në një tas dhe I spërkatim me kripë, I përziejmë dhe I lëmë 5 minua që patëllxhanët të nxjerrin hidhërimin e tyre. pPo ashtu presim specin në fije. Ngrohim vajin në tian dhe kaurdisim specat për 4-5 minuta. Shpëlajmë dhe thajmë patëllxhanët I shtrydhim mirë dhe I thajmë ato. I vendosim në po atë yndyrë që kaurdisim specat për 5 minuta.I vendosim në letër kuzhine. Presim domatet në katërsh I pastrojmë nga tjerat dhe I presim dhe ato në shiritë. I bashkojmë të gjitha dhe presim dhe kastravecin në shirita, hudhrat të copëtuara grijmë 2 lugë gjelle kopër e shtojmë në tas, kripë dhe vaj ulliri.