Wake Up/ 11 problemet e farmacive në Shqipëri në një letër ankese për Kryeministrin

2020-07-10 2

Ata janë një hallkë shumë e rëndësishme e sistemit shëndetësor. Dhe e kemi fjalën për farmacistët të cilët ditët e fundit edhe pse vendi është në një situatë të emergjencës shëndetësore, kanë ngritur disa shqetësime rreth situatës në të cilën ata ushtrojnë profesionin. Janë plot 11 kërkesa , të cilat nëpërmjet një letre ja kanë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në letrën e tyre ata denoncojnë se po monopolizohet tregu nga rrjeti farmaceutik i depove, pronarët e të cilave kanë interes vetëm fitimin dhe jo shërbimin që ofrohet nga bluzat e bardha të cilat për të fituar një licencë studiojnë 7 vite akademike. Në fakt edhe më herët Urdhri Farmacistëve ka ngritur shqetësimin se në vend ka një mbi hapje të farmacive, keq shpërndarje të tyre, mos ekzistencë të asnjë përcaktimi sa i takon kritereve të hapjes së tyre dhe mjaft probleme në mirë menaxhim. Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve shpjegoi se cilat janë pasojat tek qytetarët e emonopolizimit të tregut faramceutik dhe e shumë problemeve të tjera që ka sot ky treg.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel