Fatos Nano dhe Neritan Ceka per tryezen politike (8 korrik 2000)

2020-07-10 2

Lajme Arkiva 2000
Tryeza e partive politike Aleanca për Shtetin e planifikuar për t'u mbledhur çdo muaj, nuk është mbledhur që nga shkurti i këtij viti. Tashmë është arritur në përfundimin se kur nuk ka iniciativa nga parti të tjera të tryezës përveç asaj socialiste, nuk ka pse të mblidhet. Iniciatori i kësaj tryeze kryetari socialist Fatos Nano, për Televizionin Klan pohon:
Fatos Nano: Pra nuk ka asnjë iniciativë nga partnerë për t'u mbledhur dhe duket se janë të qetë atje ku mblidhen për shkak të përfaqësimit të tryezës.
Gazetarja: A ka nevojë koalicioni për një platformë të përbashkët në prag të zgjedhjeve lokale apo ato do të ofrohen nën platformën e partisë socialiste?
Fatos Nano: Besoj se nuk ka divergjenca programore.
Çfarë vlere ka konventa e bashkëpunimit e dalë nga kjo tryezë, Nano përgjigjet:
"Ka vlerën e njërit prej insitucioneve të krijuara në bashkëpunimin midis forcave progresiste qeverisjeje në këto tre vjet. Të një dokumenti rregullash dhe principesh bashkëpunimi të cilat ashtu si institucione dhe dokumenta të tjerë meritojnë vetëm të respektohen dhe të zbatohen. Unë po pres që kryetarët e partive që nuk kanë firmosur ndonjë dokument, të vijnë dhe t'a bëjnë këtë gjë."
Kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka mendon se tryeza duket e panevojshme ndaj nuk është mbledhur deri tani.
"Mund të mblidhet ndoshta nga fillimi i shtatorit kur mund të përcaktohet një strategji e koalicionit për zgjedhjet lokale edhe nëse një pjesë e partive do të futet në mënyrë të pavarur siç është në rastin tonë partia Aleanca Demokratike."/tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange