Top News - Europol nis hetime me 13 shtete/ Terrorizmi ne internet

2020-07-10 0

Terrorizmi në internet ishte një ndër operacionet e fundit që ndërmoi Europol me pjesëmarrjen e 13 shteteve anëtare të BE, si dhe 4 të tjerë jo anëtarë.
Në këtë operacion u përfshi njësia antiterror nga Qendra Evropiane dhe qëllimi kishte të bënte me marrjen e masave kundër shpërndarjes së përmbajtjeve terroriste në internet, në një aksion të bashkërenduar.
Udhëzime për të prodhuar lëndë eksplozive, skica për prodhimin e armëve ose informacione për të përzgjedhur objektiva si dhe mjetet e nevojshme për të ushtruar akte vrastare, të gjitha këto informacione mund t?i gjesh lehtë në internet.
Nga 8 qershori deri më 2 korrik, ekspertët e autoriteteve pjesëmarrëse të policisë identifikuan më shumë se 1900 përmbajtje përkatëse në internet dhe i sekuestruan ato, njoftoi Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit, BKA.
Si rezultat i goditjes së përbashkët, u identifikuan dhe u fshinë 1.906 linqe. Më shumë se 800 prej tyre u identifikuan dhe fshinë nga Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit.
BKA tha se organizatat terroriste si milicia xhihadiste ?Shteti Islamik? ose AlQaida, si edhe mbështetësit e tyre, janë përpjekur t?i përdorin këto dokumente për të bindur njerëzit e radikalizuar dhe për t?i mbështetur ata për të kryer sulme terroriste.
Kjo është hera e dytë që Europoli dhe partnerët e tij veprojnë bashkërisht kundër përmbajtjes terroriste në internet. Operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë kur bëhet fjalë për kërcënime me vdekje, nxitje të dhunës, thirrje për krime apo përhapje të pornografisë me të mitur.
Po ashtu operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë për raste propagande dhe përdorimi të shenjave të organizatave antikushtetuese, për përgatitjen e akteve të rënda të dhunës që kërcënojnë shtetin, dhe për mbështetjen e organizatave kriminale dhe terroriste.
Shtetet që u bënë pjesë e operacioni kundër terrorizmit përmes internetit ishin Shqipëria, Australia, Belgjika, Çekia, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Maqedonia e Veriut, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Terrorizmi#Europol#TopCha...