Ministri i ri i Drejtësisë Arben Imami paraqet prioritete e punes - (12 Korrik 2000)

2020-07-10 4

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ministri i ri i Drejtësisë Arben Imami, shpalli sot para medias drejtimet dhe prioritetet e punës në krye të këtij dikasteri. ?Do të vazhdohet reforma legjislative, pasi kjo reformë tashmë ka shënuar progres?, tha Imami. Plotësimi i trupës gjyqësore në të ardhmen, do të ketë vetëm një burim, shkollën e Magjistraturës, tha Ministri ri i Drejtësisë Imami.

Ministria e Drejtësisë tha Imami është keqkuptuar pasi ajo nuk vë drejtësi por krijon shërbime të nevojshme për të dhënë drejtësi. Do të punojmë, tha Imami, të përmirësohet shërbimi në përmbarim apo i avokatëve, noteri, si dhe në burgje.

Arben Imami, Ministri i Drejtësisë:- ?Themelore do të jetë përmirësimi i kushteve të punës në gjykata. Në vëmendje do të jetë siguria dhe mbrojtja e gjyqtarëve, të cilët aktualisht janë vulnerabël, çka në instancë të fundit, dëmton edhe vetë dhënien e drejtësisë?.

Imami premtoi gjithashtu dhe hapjen e një zyre ku gazetarët do të gjejnë informacionet e nevojshme të këtij dikasteri. Në lidhje me deklaratën e paraardhësit të tij Panda, se u hoq pasi nuk dënoi Berishën, Imami tha, se pas një komunikimi me të sot, vetë Panda e mohoi një deklaratë të tillë dhe se ai vetë nuk ishte emëruar për një gjë të tillë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange