Manastirliu: Situata është serioze, do ndëshkohet çdo biznes që cënon jetën - Vizion Plus

2020-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtimi i rasteve pozitive me koronavirus, ka detyruar autoritetet që të intensifikojnë kontrollet në terren për të parë zbatimin e masave anticovid në biznese.Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cilësoi situatën si tepër serioze ndërsa kërkoi që të mos tolerohet asnjë subjekt pasi po cenohet shëndeti i qytetarëve.OGERTA MANASTIRLIUMINISTRE E SHENDETESISE?Ne nuk mundemi dot më të tolerojmë neglizhencën. Ne nuk mundemi dot më të tolerojmë marrëzinë për të mos ju përgjigjur protokolleve dhe rregullave. Nuk mundemi dot të bëjmë një sy qorr dhe një vesh shurdh, kur shohim që masat nuk zbatohen në një biznes dhe ata të cilët shërbejnë nuk mbajnë maskë, kur shohim që në restorante ka një grumbullim përtej masës së lejuar dhe kur në supermarket shërbejnë pa vendosur maskat?.Duke iu referuar situatës, ministrja paralajmëroi shtim të grupeve të inspektimit në të gjitha qytetet ku numri i të prekurve me covid është i lartë.Gjithashtu për gjatë gjithë bregdetit do të vijojmë me kapacitete të shtuara sa I përket inspektimet, verifikimit të protokolleve dhe masave dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe nuk duhet të ketë asnjë tolerancë për të gjithë ata të cilët nuk zbatojnë protokollet. Nuk ka më këshillime por do të vijohet me gjobat dhe mbyllje e aktivitetit për shkeljet e përsëritura. Askush nuk e do këtë por kjo është për të mirën e shëndetit të gjithsecilit?.Vetëm në 24 orët e fundit inspektorati shtetëror shëndetësor në bashkëpunim me grupet e task-forcës anticovid kanë zhvilluar rreth 1400 inspektime në të gjitha qarqet e vendit, ndërsa janë vendosur 9 masa administrative.