Hipokrati - Siguria Ushqimore në Botë - 4 Korrik 2020

2020-07-10 1

Me rreth 600 milionë raste të sëmundjeve ushqimore në vit, ushqimi i pasigurtë përbën një kërcënim për shëndetin e njeriut dhe ekonominë ne mbare globin, duke ndikuar në mënyrë direkte tek njerëzit vulnerabël, veçanërisht tek gratë dhe fëmijët, pacientet me semundje kronike, popullatat e prekura nga konfliktet dhe emigrantët. Rreth tre milionë njerëz në botë, në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim ? vdesin çdo vit nga ushqimi dhe sëmundjet që rrjedhin nga uji.
Ushqyerja është një ndër proçeset më të rëndësishme të jetës së njeriut dhe nuk ka sesi të mos ndikojë në çdo aspekt të jetës se tij. Mënyra se si një ushqim prodhohet, ruhet, trajtohet dhe konsumohet ndikon në sigurinë e ushqimit qe ne konsumojme. Konsumatorët kanë filluar të ndërgjegjësohen lidhur me rëndësinë dhe rreziqet që vijnë nga konsumimi i ushqimeve të pasigurta, jashtë standardeve apo edhe të skaduara. Siguria ushqimore mbetet një problematikë që kërkon zgjidhje ne te gjithe boten.
Dy jane organizatat boterore te cilat menaxhojne dhe promovojne ne te gjithe boten sigurine ushqimore: Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore (EFSA). Te dyja keto organizata, nen sloganin ?Siguria ushqimore, çështje e të gjithëve?, kane promovuar rregullisht ndërgjegjësimin global për sigurinë ushqimore.
Me daten 7 qershor 2019, me iniciativen e Kombeve e Bashkuara, u mbajt Dita Boterore e Sigurise Ushqimore, ne New York te SHBA-se. Statistikat globale vertetuan qarte ndjeshmerine e ketij problemi. Sipas te dhenave te tyre:
- Me shume se 200 semundje perhapen me ane te ushqimit jo te sigurte
- 1 ne 10 persona cdo vit ne bote peson nje helmim ushqimor
- Rreth 420 mije veta cdo vit ne bote humbin jeten si pasoje e konsumimit te nje ushqimi te helmuar, nga te cilet 125 mije femije.
E drejta për një ushqim të shëndetshëm, eshte pjesë e të drejtave njerëzore bazë të njeriut, por siguria ushqimore është një përgjegjësi e përbashkët ndërmjet qeverive, prodhuesve dhe konsumatorëve. Të gjithë kanë një rol te rendesishem për të luajtur, me qellimin per te sjelle në tavolinat tona nje ushqim te sigurt dhe qe te mos na shkaktoje deme ne shendetin tone.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hipokrati#TopChannel