Bexheti: BDI-në duam ta çojmë në opozitë, i pamundur një Kryeministër shqiptar në Maqedoni

2020-07-10 0

#tvora #rtvoranews



Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kanë vënë për herë të parë në një garë të fortë edhe partitë shqiptare.

BDI tashmë ka përballë koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe shumica e sondazheve i nxjerrin kokë më kokë në rezultate.

Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët në një intervistë për Rtv Ora thotë se këto zgjedhje kanë një rëndësi të madhe pasi në gjykimin e tij ka ardhur koha për një ndryshim të skenës politike shqiptare pas 16 vitesh qeverisje të BDI-së.

Bexheti: Për ne si parti shqiptare këto zgjedhje kanë një rëndësi të madhe. Ne vlerësojmë se ka ardhur koha që të bëhet edhe ndryshimi i skenës politike e Maqedonisë pas 16 viteve të qeverisjes së BDI. Së bashku me Alternativën, ASH pritet të fitojë zgjedhjet te kampusi politik shqiptar dhe të bëjë një ndryshim të shumëpritur te shqiptarët.

Ai sqaron edhe pse Aleanca për Shqiptarët e kishte të pamundur të bënte koalicion me BDI e Ali Ahmetit.

Bexheti: Është e pamundur të bësh koalicion me një parti politike që është prej 16 vitesh në pushtet dhe që është përgjegjëse për shumë çështje të ndryshme politike. Kemi synim ta çojmë në opozitë, të fitojmë ne duke marrë përgjegjësi të reja për të qeverisur shqiptarë dhe vendin për një jetë më të mirë sesa dje.

Idenë e hedhur nga Ali Ahmeti për një Kryeministër shqiptar ai e sheh të pamundur.

Bexheti: Realisht është e pamundur të ndodhë për momentin. Do të ndodhte nëse do të kishim konsensus politik mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase, ose ndryshime kushtetuese që do të lejonin një formë rrotacioni. Është e pamundur pa një marrëveshje politike.

Sipas Bexhetit, cilado nga partitë maqedonase që do ti fitojë zgjedhjet do të duhet të jetë e gatshme të pranojë kërkesa politike të shqiptarëve sepse faktori shqiptar politik është një realitet i pakontestueshëm për çdo aspekt.

Bexheti foli edhe për bashkëpunimin me Tiranën zyrtare, teksa përsëriti edhe njëherë qëndrimin kundër të Partisë Aleanca për Shqiptarët për minishen genin ballkanik.

Bexheti: Ka një kompleks të politikës maqedonase, sa herë që ne si parti shqiptare krijojmë ura bashkëpunimi me parti të Shqipërisë apo institucione të Shqipërisë shfaqin frikë se po bëjmë bashkëpunim kombëtar. Shqipëria gjithmonë ka qenë e kujdesshme, e ka ndihmuar Maqedoninë në problemet e saj politike edhe pse pjesa maqedonase nuk ka qenë mirënjohëse. Synimi i përbashkët i yni është BE, nuk është ndonjë minishengen ballkanik. Ne si subjekt politik kemi shprehur kritika ndaj qeverisë maqedonase, asaj të Shqipërisë. Nuk është koha për minishengen. Kishim kujdesin e Kosovës që në njëfarë mënyre ishte anashkaluar nga ai proces, flitej për një getoizim të Kosovës. Ne duhet të të kemi të vetmin synim, atë të integrimit në BE dhe një bashkëpunim ndërfqinjësor.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/bexheti-bdi-ne-duam-ta-cojme-ne-opozite-i-pamundur-nje-kryeminister-shqiptar-ne-maqedoni

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora New...