Top News - Putin tallet me flamurin “ylber” të ngritur nga Ambasada Amerikane në Moskë

2020-07-10 0

Presidenti rus Vladimir Putin e vuri në lojë flamurin ?ylber?, të ngritur nga ambasada amerikane në Moskë për të kremtuar të drejtat e komunitetit LGBT.


Putin la të kuptohej në komentet e tij se kjo reflektonte orientimin seksual të stafit të këtij misioni diplomatik. ?Ngritja e këtij flamuri na thotë dicka për njerëzit që punojnë atje?, tha Putin.

?Por nuk është ndonjë gjë e madhe, ne kemi folur për këtë shumë herë dhe pozicioni ynë është i qartë?, ka shtuar ai. Komentet e shefit të Kremlinit pasuan referendumin kombëtar për reformat kushtetuese, në të cilat përfshihej dhe një amendament që theksonte përkufizimin e martesës në mënyrë specifike si një bashkim mes një burri dhe një gruaje.

Putini ka kërkuar prej kohësh ta distancojë Rusinë nga vlerat liberale perëndimore dhe të përafrohet me Kishën Ortodokse Ruse.

?Po, kemi miratuar një ligj që ndalon propagandën e homoseksualizmit mes të miturve. E cfarë pastaj? Lërini njerëzit të rriten dhe pastaj të vendosin për fatin e tyre?, shtoi ai. Presidenti rus nënshkroi një ditë më parë dekretin për ndryshimet kushtetuese, të cilat, mes tjerash, i hapin rrugë atij të mbetet në pushtet deri në vitin 2036, nëse vendos të marrë pjesë edhe në dy palë zgjedhje presidenciale. Ndryshimet hyjnë në fuqi sot, në 4 korrik.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VladimirPutin#LGBT#TopChannel