Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka bërë të ditur se kufijtë e vendit do të mbeten të hapura, pavarësisht zërave që kanë qarkulluar ditët e fundit.
Filipice e beri njoftimin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se për momentin gjërat do të mbeten sic janë teksa Komisioni për Sëmundje Infektive pritet të përfundojë grumbullimin e informacioneve mbi situatën në rajon.
?Në të gjithë botën pandemia nuk është se po zbehet, ka gjithmonë e më shumë pacientë, kudo ku ka pasur lehtësime të masave restriktive, ka shumë të infektuar të rinj. Komisioni për Sëmundje Infektive ka kontaktuar me përfaqësuesit e vendeve përreth dhe priten informacionet për gjendjen me koronavirusin në të gjithë rajonin. Komisioni po ndjek situatën dhe për momentin kufijtë mbeten të hapura?, u shpreh Filipçe.
Maqedonia e Veriut shënon deri tani gati 6.800 të infektuar dhe 328 vdekje. Në mbarë rajonin janë regjistruar qindra raste të reja me koronavirus e dhjetëra viktima. Vetëm një ditë më parë Serbia regjistroi 11 vdekje të tjera, që e cuan bilancin në rreth 300.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedonia#TopChannel