http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Karnavalet e Korçës, një prej festave tradicionale të këtij qyteti, këtë vit janë organizuar ndryshe. Maskat dhe kostumet shumëngjyrëshe janë shpërndarë ne lagjet e qytetit duke sjellë simbolikën e kësaj feste e duke gjallëruar çdo zonë. Edhe pse një nga festat më të mëdha të Korçës, që çdo vit çel sezonin turistik, këtë herë e bashkia ka treguar kujdes për të shmangur grumbullimet.Por në rrugicat e kalldrëmta karnavalet kanë marrë tjetër domethënie. Edhe qytetarët janë bërë pjesë e karnavaleve disa duke veshur kostumet e tyre e të tjerë duke bërë fotografi.