Matura Shtetërore, Kërpaçi: Qeveria detyron maturantët të paguajnë nga 2 mijë lekë për universitet

2020-07-10 2

Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi në një deklaratë për shtyp ditën e sotme tha se qeveria detyron maturantët të paguajnë nga 2 mijë lekë për të hyrë në universitet. Ajo thotë se për çdo familje 20 mijë lekë (të vjetra) janë 20 ditë buke dhe se në këto ditë të shumë të vështira qeveria duhet të lehtësojë taksat e tarifat dhe jo të fusë duart në xhepat e qytetarëve.