http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarja e Kombinatit ku nënë e bijë u vetflijuan me shpresën se do të ringjalleshin, është padyshim një nga ngjarjet më të rënda në shoqërinë shqiptare. Policia arriti ne perfundimin se gruaja dge dy vajzat e saj kishin perqafuar deshmitaret e jehovait megjithese keta te fundit e kane mohuar nje gje te tille. Dhe ky nuk eshte rasti i pare i vetvrasjeve ne Shqiperi qe kane ne sfond sektet fetare. Një rast është shënuar në vitin 2003 në Karbunarë të Lushnjes kun je 17 vjecare vrau veten me armë zjarri por në një letër lamtumire dha detaje për aktin e rëndë.E reja shkruante se pas vdekjes do të shkonte afër Zotit dhe do të ringjallej. Ajo kishte pak kohë që ishte shpallur praktikante e Dëshmitarëve të Jehovait.Në Fier, në shkurt të 2005-s, u shënua një tjetër vetvrasje. E mitura vetem 11 vjec i dha fund jetës pas një debati me prindërit. Këta të fundit e qortonin pasi kishte lënë pas dore mësimet dhe merrej me librat e Dëshmitarëve të Jehovait.Po në këtë periudhë nje 24 vjecare vdiq pasi refuzoi të merrte gjak që të shpëtonte jetën. Ajo ishte praktikante e te njejtit sekt. Deshmitaret e jehovait i mësojnë ndjekësit e tyre të marrin ilaçe por të pranojnë vullnetin e shpëtimtarit.Në Pobrat të Elbasanit nje 18-vjeçari u var në pragun e shtëpisë së tij. Pati dyshime të forta se i riu ndiqte mësimet e këtij sekti.Një tjetër vetvrasje ndodhi në prill të 2014 ku i mituri u var në një pemë në sektorin Rinia në Durrës. 13-vjeçari kishte lidhje me Dëshmitarët e Jehovait, gjë që u tha nga vetë familjarët. Deshmitaret e jehovait kane hyere në Shqipëri pas viteve 90 ndersa ne shume vende jane ndaluar me ligj. Megjithe akuzat nga te afermit e viktimave organet e drejtesise nuk kane ndermarre asnje here hetim te thelluar ndaj ketij sekti.