Burime për Report Tv bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një person i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Siç mund ta shihni në pamjet që Report Tv sjell, i plagosuri ka mbetur në rrugë për shkak të plagëve të marra. Në ndihmë i ka ardhur policia rrugore dhe disa kalimtarë të rastit, teksa në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca.