TRANE-Report Tv zbulon detaje nga reja nga dosja hetimore e autoriteteve shqiptare që në bashkëpunim me palën italiane goditën grupin e trafikut të drogës që vepronte në Shqipëri dhe Itali, operacion që përfundoi me 37 të arrestuar dhe lëndë narkotike të sekuestruar me vlerë rreth 40 milionë euro. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno ka siguruar dosjen e prokurorisë që tregon mënyrën e funksionimit dhe provat që kanë vendosur me shpatulla pas murit të arrestuarit. Ilirjan Zaimi alias Duçollari 51 vjeç nga Vlora akuzohet se është koka e grupit kriminal. Ai akuzohet se së bashku me djalin Mariglenin dhe vëllanë Orhanin kishin krijuar rrjetin e furnizimit me drogë, kanabis nga Vlora në Itali.