Rama pret Hotin në Tiranë: Në shtator mbledhje mes dy qeverive - News, Lajme - Vizion Plus

2020-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama priti në Tiranë këtë të premte homologun kosovar, Avdullah Hoti.
Në Pallatin e Brigadave, dy krerët mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat.
Gjatë fjalës së tij, Rama paralajmëroi një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në shtator, në varësi edhe të ecurisë së pandemisë.
?Jemi dakordësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit.
Jemi dakordësuar për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për jerë të parë mes nesh, gjtihmnë me shpresë se situate me COVID do të na e mundësojë këtë në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve në nëntor ku dëshirojmë që dy qeveritë të sponsorizojnë Kongresin e Parë të autoriteteve vendore, që ne dëshirojmë të kthehet në një Kongres trandicional ku kryetarët e bahskive apo të komunave, së bashku me skuadrat e tyre të mund të ndajnë proaktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare dhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e mirëqeverisjes vendore.
?Kreu ynë i qeverisë renditi edhe disa pika që janë diskutuar në takimin që pati me Hotin.
?Ne kemi diskutuar për të shtyrë me tutje procesin e bashkëpunimit, është një ogur i mirë që kryeministri Hoti vjen ndër të tjera edhe si një ndër protagonistët e gjithë kësaj rruge bashkëpunimi.
Sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës. Në parim është diçka e dakordësuar, por në zabtim është ende jo e plotë.
Ajo çka kryeministri Hoti ka ngritur në bisedën e përbashkët përbën thelbin e marrëveshjes. Një stacion i vetëm në Durrës ku hyrja e të gjitha mallrave për në Kosovë duhet të trajtohet si një hyrje në Kosovë në momentin kur mallrat zbarkohen në Durrës.
Na duhet një detajim teknik i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesa të caktuara të pengojnë zbatimin.Kemi folur për njehsimin e dokumentacionit lidhur me mallrat që eksportohen apo importohen mes dy vendeve.
Duhet të arrijmë që të dyja palët të kenë gjuhë teknike të njehsuar.?Edi Rama nënvizoi se Shqipëria nuk merr vendime për Kosovën, por shtoi se harmonizimi i punës është domosdoshmëri.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1