Report TV - Në arrati për grabitjen e Rinasit, Talo Çela organizoi atentatin e dyfishtë në Durrës!

2020-07-10 1

TIRANE- Prej 9 prillit të vitit 2019 ishte në kërkim për grabitjen e bujshme në aeroportin e Rinasit, por kjo nuk e ka ndaluar Talo Çelën të thurë planet për një ngjarje edhe më të rëndë kriminale, që solli dy jetë të humbura. Report Tv mëson se tashmë edhe ekzekutimi i vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill 2020, ka kaluar nga Prokuroria e Durrësit në SPAK, pikërisht pas provave se organizator i atentatit është Talo Çela, për të cilin SPAK ka mbyllur dosjen sa i takon grabitjes në Rinas.

Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të, Report Tv mëson ekskluzivisht, seSipas të penduarit, vëllezërit u vranë pasi organizatorët i akuzonin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t?i kthyer pas.  në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.