#tvora #rtvoranews
Sa i përket fëmijës së parë të shtruar në spitalin pediatrik, mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij është stabël, dhe bashkë me të është edhe nëna e foshnjes e cila ka rezultuar pozitive.
E premtja regjistroi shifrat më të larta të të prekurve me coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.
90 qytetarë rezultuan pozitiv me koronavirus, ndërsa fatkeqësisht edhe këtë të premte kanë humbur jetën 3 pacientë.
Aktualisht në Spitalin Infektiv janë të shtruar 80 pacientë, nga të cilët 8 janë në terapi intensive dhe 1 është i intubuar.
Për hërë të parë në Shqipëri, një fëmijë 2 muajsh ka rezultuar pozitiv dhe eshtë shtruar në shërbimin infektiv në pediatrinë e QSUT-së.
Doktoresh Gjeorgjina Kuli shpjegoi se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore, po ashtu edhe e ëma e tij të cilët ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve.
Kuli: Me shenja të sëmundjes dhe bronkepneumoni. Në ndjekjen që kemi bërë dhe tamponin që i kemi marrë nënës kanë rezultuar pozitivë.
Aktualisht në vendin tonë janë infektuar rreth 110 fëmijë me coronavirus, ndërsa janë aktiv vetëm 25% e tyre.
Vatrat më të rrezikshme janë kryesisht ata në ambientet e punës por edhe vatra familjare.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/covid-19-me-shifra-rekord-foshnja-2-muajsh-dhe-nena-rezultojne-pozitive
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv