Koronavirusi vazhdon të përhapet në Ballkan. Bilancet e fundit sjellin shifra shqetësuese nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, por edhe nga Serbia e Kroacia.
Në Kosovë, është rritur shumë numri i të shtruarve në spital me koronavirus. Qendra Klinike Universitare e Kosovës njoftoi të premten se, në repartet e saj, janë të shtruar 141 pacientë të prekur nga covid 19. Prej tyre dy raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjen dhe kujdes intensiv ndërsa 4 raste janë në gjendje kritike në ventilator. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 3064 prej të cilëve 55 kanë humbur jetën dhe 1707 janë shëruar.
Në Beograd, kryebashkiaku shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja. Tani do të ketë një kufi për sa i takon numrit të personave që lejohen në ambjente të mbyllura dhe kërkohet respektim i distancimit social dhe mbajtje e maskës mbrojtëse. Serbia regjistroi së fundmi rritjen më të lartë të rasteve të koronavirusit që nga prilli. Tre spitale në Beograd, pas një pauze prej vetëm një muaji, janë kthyer sërish në spitale kovidi. Pasi kaloi valën e parë të pandemisë në fillim të majit, Serbia ka parë një rritje të rasteve të koronavirusit, që shkoi nga rreth 50 infektime ditore, një muaj më parë, në më shumë se 350, 24 orë më parë. Si rezultat i këtyre shifrave, Maqedonia e Veriut, shqyrtoi mundësinë e mbylljes së kufijve me Kosovën dhe Serbinë.
Komisioni për sëmundjet infektive ia la në dorë qeverisë vendimin, por kryeministri teknik, Oliver Spasovski tha se do të mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje. Në Bosnje Hercegovinë ndërkohë, janë 4788 rastet e konfirmuara të koronavirusit dhe 189 viktimat. Ndërkohë që bilanci po rëndohet edhe në Kroaci ditët e fundit, me Slloveninë që ka vendosur ta heqë fqinjin e saj nga lista e gjelbër e vendeve të sigurta. Të enjten, u raportuan 81 raste të reja të covid 19 në Kroaci, duke e cuar totalin në 2912 raste. U raportuan po ashtu edhe dy viktima të reja me gjithsej 110 të tilla që nga fillimi i pandemisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Serbia#OliverSpaso...