Top News - Në Turqi nis procesi gjyqësor për rastin Khashoggi

2020-07-10 0

Të premten një gjykatë turke hapi gjyqin ndaj 20 zyrtarëve sauditë, të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, një kritik i shquar i udhëheqjes Saudite.


Ai shkruante për gazetën amerikane Washington Post. Në shkrimet e tij Khashoggi ishte shumë kritik ndaj sundimtarit de fakto të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman.

Khashoggi, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll në muajin tetor të vitit 2018.

Zyrtarët sauditë kishin thënë se vdekja e tij ishte rezultat i një ?operacioni mashtrues? dhe nuk ishte urdhëruar nga shteti.

Në aktakuzën e prokurorëve të Stambollit, janë të përfshirë edhe ish-nënkryetari i inteligjencës së përgjithshme të Arabisë Saudite, Ahmed al-Asiri dhe ish këshilltari i gjykatës mbretërore, Saud al-Qahtani, për nxitjen e ?vrasjes me paramendim me qëllim monstruoz?.

Të 20 të pandehurit pritet të gjykohen në mungesë.

Khashoggi u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatë për të rregulluar dokumente për dasmën e tij.

Zyrtarët turq thanë se ai u vra brenda konsullatës dhe trupi i tij ishte shpërbërë. Eshtrat e tij nuk janë gjetur.

?Shpresoj që kjo çështje penale në Turqi të nxjerrë në dritë vendndodhjen e mbetjeve mortore të Jamal Khashoggit dhe provat kundër vrasësve?, tha e fejuara i tij, Hatice Cengiz.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë se ata mendojnë se Princi i Kurorës urdhëroi vrasjen e Khashoggit ? një pretendim që zyrtarët sauditë e mohojnë.

Departamenti amerikan i Shtetit në prill të vitit 2019 emëroi 16 persona për rolin e tyre në vdekjen e Khashoggi, të cilëve iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Në dhjetor një gjykatë saudite dënoi pesë persona me vdekje, dhe tre me burg për vrasjen e Khashoggit, përmes një procesi gjyqësor që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Familja e Khashoggit më vonë tha se ata i kanë falur vrasësit e tij.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JamalKhashoggi#MohamedbinSalman#TopChannel

Free Traffic Exchange