Të mërkurën për herë të parë një fëmijë u shtrua në infektiv me koronavirus që prej fillimit të pandemisë. Ai është vetëm 2 muajsh, ndërsa së bashku me të është shtruar edhe e ëma, nga e cila ka marrë edhe infeksionin. Gjithsesi e ëma ndodhet në spital pasi fëmija ka nëvojë për t'u ushqyer me gji, pasi gjendja e saj paraqitet e mirë.
Në një intervistë për mediat, shefja e pediatrisë në QSU-të, shprehet se gjendja e të dyve të shtruarve është e mirë, ndërsa nga mbrëmë nuk kanë më as temperaturë.
Deri të mërkurën nuk kemi patur asnjë fëmijë të hospitalizuar. Pardje kemi hospitalizuar një fëmijë 2 mujash me një pneumoni, me ndjekjen që i kemi bërë ka rezultuar edhe nëna pozitive. Si fëmija ashtu edhe nëna janë hospitalizuar, sepse fëmija duhet të ushqehet me gji për shkak të moshës. Për momentin gjendja është e stabilizuar. Nga mbrëmë nuk kanë patur temperaturë. Jemi në pritje të vazhdimit të ecurisë me shpresë se cdo gjë do të shkojë mirë,"-shprehet Kuli.
Më tej shefja e pediatrisë sqaron edhe rastet e fëmijëve me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.
Rreth 110 fëmijë kanë rezultuar pozitivë që prej fillimit të pandemisë, ndërsa rreth 25 janë aktivë, por asnjëri nuk është hospitalizuar,"-është shprehur shefja e pediatrisë në QSU-të.