Vetëflijimi i nënës e vajzës, dëshmia e fqinjës: E pyesja ku është Anisa, më thoshte është në gjumë

2020-07-10 1

Një tjetër dëshmi trondistëse vjen nga një banore e pallatit ku jetonte Zhaneta Josifi me dy vajzat. Ajo thotë se ato kishin kohë që nuk dilnin nga banesa, ndërsa nuk pranon as persona të afërm.

"Kishim hyrje dalje, muhabet. Unë shkova në Greqi, kur u ktheva i vete dhe i them. Ku e ke Anisën i thashë? Fle gjumë tha. Shikoja nga dritarja dhe nuk dilnin, edhe lulet po i thaheshin. I vete Zhanetës dhe i them, ku e ke Anisën, apo e ke në Gjermani. Vuri buzën në gaz dhe më tha: jo e kam këtu. Që në mars nuk e kam parë Zhanetën. I vajta para një muaj, i rashë derës. Lina më tha, të lutem shumë largohu nga shtëpia ime dhe mos ta pafsha bojën. Vinin edhe të afërmit, por nuk i pranonte", u shpreh banorja.