Report TV - S'deklaroi pasurinë dhe as pastërtinë e figurës, KPK shkarkon Shpresa Beçaj

2020-07-10 0

Gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa vetë Beçaj nuk ishte e pranishme në seancë. 

Në seancën dëgjimore në datën 1 korrik, KPK tha se gjyqtarja Beçaj nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së si dhe nuk ka depozituar as deklaratën e pastërtisë së figurës dhe as të të vlerësimit profesional duke mos përmbushur kështu detyrimin ligjor për të dalë para vetingut. Mosparaqitja e deklaratave, tha KPK, shkakton humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit dhe sjell pamundësinë e këtij institucioni për të vijuar hetimet në kuadër të vetingut.Por për vetë gjyqtaren Beçaj dhe avokatin e saj, në kohën kur u kërkua plotësimi i deklarimeve, ajo nuk ka ushtruar profesionin e gjyqtares por avokates dhe për këtë hodhi akuza ndaj KLD se e la atë jashtë sistemit pasi sipas saj ishte një gjyqtare e pavarur.

Free Traffic Exchange