500 euro për të hyrë në vendet e BE, policia arreston 3 persona , u kapën duke transportuar emigrant

2020-07-10 2

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm. Në kuadër të operacionit "Perimetri" u arrestuan shtetasit Kastriot Sharra, 28 vjeç, Redjan Rukua, 29 vjeç dhe Kleand Bendaj, 27 vjeç të tre banues në Tiranë. Sipas policisë, dy prej të arrestuarve gjatë ndjekjes nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.