#tvora #rtvoranews
Gjekson Pusi, 33-vjeçari i dyshuar pjesëmarrjen në vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë dhe atentatin ndaj të riu në Shkodër, do të qëndrojë në burg. Por gjykata e Shkodrës e la në qeli vetëm për shkelje të arrestit të shtëpisë, ndërsa për sulmin Fatjon Harushës nuk ka akuzë.
Gjykata e Shkodrës riktheu në qeli, Gjekson Pusin, 33-vjeçarin e dyshuar si atentator i Fatjon Harushës në Vukatanë dhe bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë gjatë kohës që duhet të ishte në arrest shtëpie.
Por masa e sigurisë ndaj të riut dhënë këtë të enjte i referohet vetëm shkeljes së arrestit të shtëpisë për veprën e armëmbajtjes pa leje për të cilën ishte arrestuar në vitin 2019.
Edhe pse policia e arrestoi si autor i dyshuar i sulmit ndaj kushëririt të deputetit të PS, Luan Harusha, ditën e hënë, ku i 30-vjeçari u qëllua me armë në makinën e tij, prokuroria nuk paraqiti në gjykatë kërkesë për ta fajësuar.
Vetë i pandehuri në dëshminë në Polici por edhe në Gjykatë ka mohuar akuzën e atentatit në tentativë ndaj Fatjon Harushës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/akuzohet-dy-atentate-gjekson-pusi-kthehet-ne-qeli-shkeljen-e-arrestit-te-shtepise
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv