Heqja e dy tatimeve, eksperti për Report Tv: Nismë e nxitur, duhet studiuar, nxit informalitetin

2020-07-10 0

Kritika për heqjen e TVSH-së për bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë dhe për heqjen e tatimit mbi fitimin për biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk kanë vetëm ndërkombëtarët. Ekspertët në vend, e konsiderojnë një nismë të nxituar dhe që në një moment të dytë mund të nxisë rritjen e informalitetit. ?Sistemi ynë tatimor për shkak të ndërhyrjeve gjatë kësaj kohe është dëmtuar dhe për këtë arsye biznesi i vogël mbetet gjithmonë i vogël, i mesmi i mesëm dhe i madhi vijon të fuqizohet. Në këto kushte çfarëdolloj përshkallëzimi i mëtejshëm nxit informalitetin?, thotë Preçi.