Si sot, 30 vjet më parë, nisi eksodi në ambasada.
Mijëra shqiptarë hynë nëpër ambasadat e huaja, në mënyra nga më të ndryshmet, duke shënuar nisjen e ndryshimeve të mëdha politiko-historike, në Shqipërinë komuniste.
Ylli Bodinaku ishte shqiptari i parë që hyri në Ambasadën Gjermane. Hipur në kamionin e tij ?Saurrel?, ai goditi dhe shembi murin e ambasadës.
?Isha 37 vjeç, punoja shofer në park. Mora Saurrelin nga ora 7 e darkës. Hipa në të gruan dhe dy djemtë, njëri 12 vjeç dhe tjetri 3 muajsh. Mora një qengj dhe rroba. E lirova sediljen, që mos të goditesha fort gjatë përplasjes. Murin e pamë nja dy orë më parë me një shok dhe morëm masat?, rrëfen Yllbardh Bodinaku.
?Në kamion hipën edhe të tjerë. U bëmë 40 vetë gjithsej. Një polic tek ambasada qëlloi drejt nesh me armë. Unë e shmanga me makinë. U çava në krah dhe na mjekuan në ambasadë. Ndenjëm 10 ditë atje. U bëmë rreth 3200 vetë brenda në ambasadë. Ujin na e prenë autoritetet shqiptare. Buka blihej në Kavajë e Durrës. Ne na quanin ?heronj? brenda në ambasadë. Pas 10 ditësh, me autobusë, u nisëm për Gjermani. Ne shkuam në Manheim. Punova 3 vjet në një ofiçinë të Bencit. U ktheva pas 3 vjetësh në Shqipëri. Jam bërë pishman. Djali i vogël do të ikë jashtë. Unë i them ?Ik?. Edhe pas 30 vjetësh ne nuk jetojmë dot si njerëz. Ke akoma frikë për jetën. Ju të medias e dini shumë mirë, sepse raportoni ngjarje të rënda çdo ditë. U ktheva, se guri i rëndë në vend të vet, por edhe sot do bëja të njëjtën gjë si para 30 vitesh?, përfundon fjalën Bodinaku.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#YlliBodinaku#Ambasadat#TopChannel