Artistët e rinj performancë kundër dhunës tek Artet, Andrea: Një histori që e kemi dëgjuar të gjithë

2020-07-10 0

Ftesës së regjisores Ema Andrea për të mbajtur gjallë përmes artit debatin kundër dhunës seksuale iu përgjigjën artistët e rinj dhe aktorja Suela Bako. Të gjithë bashkë, pas karantinës për shkak të Covid 19, në hapësirat e Universitetit të Arteve për-rreth 1 orë sollën për publikun ?Loja e pasme? të autores Edna Mazya-s, duke i rikthyer kështu spektatorëve shfaqjet e munguara për katër muaj radhazi

 ?Pavarësisht problematikave të ndryshme nevoja për art  është e domosdoshme. Kjo shihet edhe nga pjesëmarrja e publikut?, shprehet regjisorja.

Në qendër të veprës përdhunimi i një adoleshenteje në oborrin e pasmë dhe gjyqi publik që i bëhet asaj. Por, regjisorja e ka aktualizuar duke ndalur edhe tek trajtimi, që u bëhet këtyre ngjarjeve edhe në shoqërinë tonë

?Nuk mund të ndodhte ndryshe, një shfaqje me një tekst që të duket sikur jetohet në çdo vend. Sikur çdo adoleshent e ka dëgjuar këtë histori. Në atë moment, që ne fusim aktualitetin shqiptar, e  bëjmë që publiku të reflektoj ë, se si ne i gjykojmë ne rastet, se si shkruajmë për to, edhe se si e kthejmë gishtin tek viktima. Mendoj kështu do të jenë më të informuar për të thënë atë që ne na mundon, edhe na mungon?.