#tvora #rtvoranews
Turizmi dentar gjithmonë e më shumë po kthehet në një pjesë ë paketës turistike të Shqipërisë. Pas tre muajve izolim për shkak të pandemisë, të shumtë janë italianët që i janë drejtuar Shqipërisë këto ditë për ndërhyrje dentare.
Vendimi i Shqipërisë për të hapur pa kushte kufijtë, po gjallëron turizmin dentar, pas më shumë se tre muajve bllokim të lëvizjes për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Të paktën tre nga italianët që zbritën në portin e Vlorës mëngjesin e së enjtes, thanë se kishin ardhur për të trajtuar dhëmbët.
"Po vij në Shqipëri për një kontroll dentar. Udhëtimi dhe kontrolli për koronavirusin në port, shkoi gjithçka mirë".
Prej disa vitesh, Shqipëria është kthyer në një destinacion trend për turizmin dentar për europianët.
Zhvillimi i këtij sektorit lidhet me teknologjinë, stafet e specializuara por arsyeja kryesore janë çmimet 50-70% më lirë se në vendet e Bashkimit Europian.
Të paktën 658 shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në vitin 2019 për atë turizmin shëndetësor, që nga një trend synohet të kthehet në një pjesë të paketës turistike.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/ne-shqiperi-dhembet-italianet-gjallerojne-turizmin-dentar-pas-pandemise
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/TcPm0pDJHp4
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv