Top News - Kapet hajduti që vidhte banesat/ Pas termetit në Durrës

2020-07-10 1

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Pallati", për zbardhjen e vjedhjeve në banesat e dëmtuara nga tërmeti. Pas informacioneve që janë siguruar në rrugë operative, policia vuri në pranga një 35-vjeçar me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Pas hetimeve janë zbardhur dhe dokumentuar 7 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit të koduar "Pallati", arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet Xh. K., 35 vjeç.
Ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer disa vjedhje në qytetin e Durrësit, duke u futur në banesat e dëmtuara nga tërmeti që janë të braktisura nga banorët, ku ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme.
Këto vjedhje i ka kryer kryesisht gjatë muajve, prill, maj dhe qershor të këtij viti, kur shumë prej njerëzve ishin të izoluar nga pandemia. Ai ka vjedhur mobilje, matësa të energjisë elektrike, por edhe kondicionerë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Durres#TopChannel

Free Traffic Exchange