#tvora #rtvoranews
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të regjistruara këtë të mërkurë. Vetëm në pak orë janë shënuar 6 aksidente, ku krahas viktimave mbetën të plagosur dhe 8 qytetarë të tjerë. Shkaqet kryesore janë parakalimet e gabuara dhe tejkalimi i shpejtësisë.
Rritja e temperaturave dhe shtimi i fluksit të automjeteve drejt bregdetit ka sjellë rritjen e numrit të aksidenteve.
Në gjashtë ngjarje rrugore të mërkurën (1 korrik) mbetën të vdekur dy persona dhe tetë të plagosur.
Aksidentet kanë ndodhur në Vlorë, në Bulqizë, në Kavajë, në Vorë dhe në Lezhë. Ngjarja e parë u regjistrua në Vlorë, ku 74-vjeçari Qemal Lamani u përplas nga një makinë pasi kishte bërë pazarin.
Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, por nuk mundi t'u mbijetonte dot plagëve të marra.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Klaudjo Ibrahimin, 35 vjeç, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/gjashte-aksidente-ne-pak-ore-2-te-vdekur-dhe-8-te-plagosur
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp