Ora News - BSH: Gjatë pandemisë Shqipëria humbi 17 mijë vende pune

2020-07-10 0

#tvora #rtvoranews

17 mijë vende pune të humbura dhe rënie të eksporteve dhe importeve është rezultati që ka sjellë pandemia e koronavirusit në shqipëri. megjithatë guvernatori gent sejko deklaroi se është vënë re dhe një rritje e depozitave bankare. Sipas tij vetëm në vitin 2021 pritet të ketë stabilizim të situatës ekonomike në vend.

Pandemia e koronavirusit i ka dhënë një goditje të fortë ekonomisë shqiptare. Në deklaratën e dhënë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se rënia e ekonomisë shkoi në 2.5 përqind, ndërsa rënie pesuan dhe eksportet por dhe numri i të punësuarve.

Sejko: Pandemia ka ushtruar goditje të gjithanshme në ekonomi. Ekonomia shqiptare u tkurr me 2.5% në tremujorin e parë. Po ashtu në këtë periudhë u humbën rreth 17 mijë vende pune dhe norma e papunësisë u rrit në 11.4%.

Të dhënat indirekte të tremujorit të dytë tregojnë se goditje është forcuar më tej. Ekspertet e mallrave u tkurrën me 33% gjatë dy muajve të parë të këtij tremujori duke reflektuar edhe rënie e kërkesës së huaj dhe pengesën e lëvizjes. Po ashtu edhe importet u tkurrën me 30%.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/bsh-gjate-pandemise-shqiperia-humbi-17-mije-vende-pune

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp