Top News - "Përgjaket" Shqipëria/ 2 viktima, 6 aksidente në pak orë

2020-07-10 0

Këtë të mërkurë është regjistruar një bilanc i rënduar i personave që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. 2 viktima dhe disa të plagosur janë regjistruar ditën e sotme brenda pak orësh në 6 aksidente.

Ne oret e para te mengjesit te se merkures eshte regjistruar aksidenti i parë, në qytetin e Vlorës, ku një 75-vjeçari humbi jetën pasi u përplas nga një makinë. Viktima Qemal Lamani u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, por nuk mundi t'u mbijetonte dot plagëve të marra. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Klaudjo Ibrahimin, 35 vjeç.

Aksidenti tjetër me vdekje është regjistruar në Kavajë tek mbikalimi i Harizaj. Makina e cila drejtohej nga S.B., ka aksidentuar Trëndafile Velitusha 47 vjeç, e cila nderroi jete si paspje e plageve te marra.
E ndersa 3 presona kane mbetur te plagosur ne Bulqizë, si pasoje e një aksident të trefishtë që u regjistrua mesditën e se merkures. Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Bulqizë ? Peshkopi. Parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve dyshohet te kete shkak i aksidentit.

Ndërkohë, në autostradën Lezhë- Milot, fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale dhe jo pasoja me jetë. Në aksident u përfshinë një kamionçinë e sipërmarrjes së gjelbërimit në bashkinë e Lezhës dhe një mjet tjetër tip 'BMV'. Si pasojë mbeti i plagosur shoferi i kamionçinës, që u dërgua në spital, por nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë kamionçina e cila ishte e ngarkuar me pemë dekorative ka mbetur e përmbysur. Edhe rrugët e Vorës janë përgjakur ditën e sotme me dy aksidente brenda pak minutash, ku mbetën të plagosur 4 persona me tyre dhe një fëmijë 2 muajsh.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Aksident#TopChannel