Autostrada Milot-Fier, PD: Afera me e madhe korruptive e qeverise

2020-07-10 0

Gara që u shpall sot për ndërtimin e autostradës së re Milot-Fier për Partinë Demokratike është modeli i një qeverie në ikje që po përpiqet të grabisë qytetarët deri në momentin e fundit.

Madje për selinë blu, për këtë po përdoret një tender ndërkombëtar. Por drejtori i kabinetit të kryetarit të PD-së Basha, Dorian Teliti, deklaroi sot se nuk ka asnjë tender të vërtetë ndërkombëtar për këtë projekt dhe se fituesi është përcaktuar.

?Nuk ka asnjë tender të vërtetë ndërkombëtar. Bizneset kanë denoncuar se fituesi i aferës 1.2 miliardë euro është paracaktuar, duke përdorur një kompani greke pas të cilës qëndrojnë sipërmarrës shqiptarë që kanë pastruar edhe më parë paratë e kryeministrit në kulla kuq e zi?, tha Teliti ku shtoi se së shpejti PD-ja do të nxjerrë të tjera detaje të kësaj afere, të cilën e konsideroi aferën më të madhe korruptive të qeverisë.

Sipas PD-së, fatura për autostradën është 1.2 miliardë euro, në një kohë ku vetëm 53 kilometra do të ndërtohen nga fillimi, ndërsa 62 të tjera kalojnë në rrugë ekzistuese.

Teliti tha se çdo vendim i qeverisë i marrë 12 muaj para zgjedhjeve nuk do të njihet nga qeveria e ardhshme përpara se t?i nënshtrohet një verifikimi të hollësishëm mbi ligjshmërinë e saj. /tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/