“Bien” opozitarët në Kuvend,Hajdari: Pro draftit të zgjedhores, e votojmë bashkë me ndryshimet tona

2020-07-10 0

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari tha se reforma zgjedhore do të vijë si një paketë e plotë që do të votohen më 30 korrik nga Kuvendi, ku do të pasqyrojë marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik mes partive politike por dhe kërkesat e opozitës parlamentare që po diskutohen në këtë fazë të dytë. Në një intervistë për Report Tv, Rudina Hajdari tha për gazetaren Klesiana Omeri se çështjet që ajo ngriti në Këshillin Politik tashmë i zhvendosi në Komisionin e Ligjeve për legjislacionin për të diskutuar në mënyrë institucionale dhe ligjore kërkesat e saj, hapja e listave, vota e diasporës dhe numërimi elektronik. Për Hajdarin duke qenë se administrata zgjedhore nuk u depolitizua, atëherë numërimi elektronik do të ishte një mënyrë që vota të mos cenohet nga militantët.

Free Traffic Exchange