Top News - Nga 37 të arrestuar edhe dy gra/ Operacioni në dy shtete

2020-07-10 0

Mediat italiane zbulojnë se nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar ditën e marte mes Shqipërisë dhe Italisë ku u arrestuan 37 persona, 27 persona ishin shqiptarë dhe 10 shtetas italianë.
Nga këto arrestime janë dhënë për 25 të arrestuar masa ?arrest me burg? dhe për 12 të tjerët është dhënë masa ?arrest shtëpie?. Pjesë e grupit janë edhe 2 gra, ndërsa rolet e tyre ishin të ndara.
Grupi kriminal i cili u shkatërrua vepronte prej 3 vitesh dhe në Shqipëri operacioni u shtri në Tiranë e Vlorë. Në operacionin e drejtuar nga Anti- Mafia dhe Prokuroria Italiane, bashkëpunuan me Policinë shqiptare dhe SPAK.
Gjatë hetimeve në kohë të ndryshme janë sekuestruar 3 tonë e gjysmë droge, që kap një vlerë prej 40 milionë euro.
Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar "Kulmi" e "Shefi". Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit u zhvillua në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Leçe, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me Criminalpol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Operacioni#TopChannel

Free Traffic Exchange