Organizim i paligjshëm i protestave/ Shtyhet seanca për Klevis Balliun: Ndërruan prokurorin

2020-07-10 0

Seanca gjyqësore për ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu është shtyrë sepse është ndërruar prokurori i çështjes 24 orë më parë. Kjo ka revoltuar Klevis Balliun, i cili tha para mediave se ky prokuror duhet të njihet me faktet dhe pastaj të ngre akuzat ndaj tij dhe banorëve të Astirit dhe se më këtë shtyrje qeveria kërkon të ushtrojë presion mbi të.