#tvora #rtvoranews
Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Lezhë shembi një objekt të cilësuar pa leje në Kune të Shëngjinit. Aksioni u kundërshtua nga pronarët, të cilët pretenduan se nuk kanë marrë dokumentacion mbi bazë të të cilit ti drejtohen gjykatës për paligjshmërinë e pretenduar të ndërhyrjes.
Fadromat u rikthyen në Shëngjin për të shembur një objekt të cilësuar të paligjshëm në zonën e Kunes.
Aksioni u krye nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Lezhë.
Lokali me bazament betoni dhe konstrukt druri kishte ngelur pa u shembur, pasi kishte qenë në proces gjyqësor.
Prishja u kundërshtua nga pronaret ku nuk munguan as debatet, pasi ata pretendojnë se nuk kanë marrë vendim për shembjen, çka i penalizon për t'iu drejtuar gjykatës.
Siç shihet dhe nga pamjet, këtë herë policia kishte vendosur perimetër sigurie, duke pranuar në këtë mënyre gabimin e aksionit të kaluar ku për pasojë nuk munguan incidentet as me gazetaret.
IKMT e mbështetur nga Policia e Shtetit ka nisur një aksion kombëtar kundër zaptimit të hapësirave publike në plazhe.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/fadromat-kthehen-ne-shengjin-pronaret-e-objektin-kundershtojne-shembjen
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp