Jeta e vështirë e nënë Hankos/ Jeton me djemtë e sëmurë në shtëpinë e dëmtuar

2020-07-10 2

Vështirësitë e jetës nuk e kanë mposhtur nënë Hankon. Ajo jeton në një apartament në qytetin e Durrësit bashkë me dy djemtë e saj invalidë.


Sfidat me jetën dhe gjendjen shëndetësore të djemve të saj kanë nisur që herët, po dhe tani në moshën e tretë ajo vazhdon të përkujdeset për djemtë e saj, 48 dhe 50-vjeçarë.

?Kam 47 vite që vuaj me këtë djalë, gjithmonë të sëmurë. Mezi e çoja në çerdhe. Kam ndenjur pa të drejtë rroge me muaj të tërë nëpër spitale. Askush nuk më ka ndihmuar. Vetëm prindërit e mi, që më mbanin gocën dhe djalin tjetër?, u shpreh Hanko Memaj.

Pas vdekjes së bashkëshortit ndjehet e vetme, pa krahë për ndihmë.

?Ka nja 6 vite që më ka vdekur dhe burri. E lija me të djalin dhe bëja punët. Edhe të madhin e kam të sëmurë. Ai është me kist në kokë dhe sëmundje toke (epilepsi). Ky është paraplegjik. Vetë jam me diabet e tension nga gjithë këto halle që kam kaluar. Janë kusuret e njeriut.?

E vlerësuar nga vëmendja dhe vizita në shtëpinë e saj, nuk i mban dot lotët.

?Më duket sikur më ka ardhur gjithë bota në shtëpi. Ju dua shumë. Kur ke dy fëmijë të sëmurë? Nuk ia dilet me kempet që marrim. Pensioni im është i vogël, 17 500 lekë. Vetëm ilaçet e mia, fishat e diabetit që shpesh dalin të prishura shkojnë shumë. 500-600 më shkon diabeti nga stresi, po ç?të bëj.?

Nënë Hanko e ka harruar veten. Apartamenti i tyre është dëmtuar nga tërmeti, ndaj ajo ka afruar në mes të dhomës së ndenjes, larg mureve, tre shtretër të bashkuar, për të ruajtur djalin e vogël, Sajmirin 48-vjeçar. E përfshirë në listën e përfituesve nga granti i rikonstruksionit, ajo ndjehet e pafuqishme të gjejë njerëz për riparimin e shtëpisë.

?Nuk dua para, vetëm shtëpinë të ma rregullojnë. Nuk jam e zonja të shkoj asgjëkundi. Jam shumë e lodhur dhe kur dal në rrugë më merren mendtë. E kam tensionin e ulët.?

Të organizuar në Federatën Kombëtare të Shoqatave në Itali, shqiptarët që jetojnë e punojnë atje, kanë grumbulluar disa fonde për të lehtësuar sado pak gjendjen e familjeve në nevojë të dëmtuara nga tërmeti.

(Si e identifikuat familjen?)

?Në bazë të një kërkese nga shoqata e tetraplegjikëve të Durrësit, në dhjetor pas tërmetit. Ne Federatës kombëtare të shoqatave në Itali na u dërgua një listë me 12 familje dhe erdhëm për t?i verifikuar dhe ndihmuar. Si kjo familje ka dhe shumë të tjera dhe në zonat përreth. Si Federatë kemi mbledhur disa fonde të ndara në 4 destinacione të ndryshme: shtetin, fondacionin e Marin Memës, Elvis Naçit dhe fushën sociale ku u fokusuam te 12 familje që do të përfitojnë 50 mijë lekë?, tha Erio Korani, FNAI.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët j...

Free Traffic Exchange