Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, aktualisht gjyqtare e Apelit të" />
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, aktualisht gjyqtare e Apelit të"/>

Gjyqtarja Shpresa Beçaj para KPK si avokate, deklaratat e vettingut "bosh", vendimi me 3 korrik

2020-07-10 0

#tvora #rtvoranews

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, aktualisht gjyqtare e Apelit të Tiranës, Shpresa Beçaj,u përball me probleme në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për Znj. Beçaj përbëhet nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj.

Relatori i çështjes konstatoi se ajo nuk ka deklaruar as pasurinë, as aftësitë profesionale dhe as pastërtinë e figurës.

Sipas KPK, Beçaj nuk ka patur ndonjë shkak për të bërë të mundur paraqitjen e deklaratave. Mosparaqitja e tyre shkakton humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit dhe sjell pamundësi të KPK-së për të vijuar hetimet në kuadër të vettingut. Mungesa e ushtrimit në kohë, i pamundëson KPK-së vlerësimin si ish-gjyqtare dhe si subjekt rivlerësimi.

Por avokati dhe vetë Beçaj pretenduan se ajo nuk kishte asnjë arsye pse ta bënte, pasi në kohën kur janë plotësuar formularët nuk ka qenë gjyqtare por avokate.

Beçaj: Parashtrimet e mia fillestare dhe shtesë u dhanë nga relatori, por parashtrimet shtesë nuk janë njëlloj siç i cilësoi relatori. Unë kam dhënë shpjegime mbi pyetjet që më ka dhënë KPK. E kam sqaruar në mënyrë shteruese dhe jam në gjendje ta sqaroj sërish në çdo lloj mënyre.

Avokati Julian Mërtiri: KLD në mëyrë arbitrare nuk e ka emëruar Beçajn për pesë vite në Gjykatën e Lartë. Për këtë arsye ka detyruar Beçajn të bëj padi në Gjykatën Administrative. Gjykata ka detyruar KLD që të marrë në shqyrtim kërkesën. Në Apelin Admimistrativ është vendosur që të nxirret akti i emërimit në Apel dhe përfitim të pagesave pasurore për shkak të dëmit. Beçaj ka filluar punë në 04 qershor 2018. Në 04 korrik ka dorëzuar në ILDKPKI dokumentet dhe aktet. Beçaj nuk ka patur statusin e gjyqtarit në detyrë. Ajo ka qenë e detyruar të punoj si avokate për të nxjerr të ardhura. Referuar relacionit të KPK, konstatojmë se nuk është plotësisht e saktë. Komisioni nuk ka analizuar siç duhet argumentet shtesë që Beçaj ka dorëzuar.

Nga relacioni nuk arritëm të kuptojmë se në cilën kategori të hetimit është përfshirë znj. Beçaj, nëse është gjyqtare apo një ish-gjyqtare.Rasti i znj. Beçaj ka qenë i veçantë. KPK ka konstatuar se gjyqtarja nuk ka dorëzuar deklaratat për tre shtyllat e hetimit. Rezulton se në ansjë prej datave kur ka qenë e detyruar dorëzimi i këtyre deklaratave, Beçaj ka qenë avokate dhe jo gjyqtare. Ligji nuk e ka të detyruar dorëzimin e deklaratave pasi ajo është emëruar në Gjykatën e Lartë. Mundësia e dorëzimit të një kërkese në KPK nuk ka sërish një bazë ligjore.

Shpresa Beçaj: E kam konsideruar veten pjesë të gjyqësorit. Nuk e kam menduar ndonjëherë se KLD, në të cilën ishte Presidenti, Ministri e më gjerë do shkelte Kushtetutën e të gjitha ligjet dhe jam shumë e indinjuar. Nuk ia kam bërë të ditur as shtypit dhe askujt. Në momentin që ligji e cilësonte se unë duhej të emërohesha në Apel, KLD ka bërë shkelje dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj saj. Më vjen keq për këtë situatë. Me lidhje me këtë mos më ngarkoni me këtë...