Lajme Arkiva - Tv Klan 2000
Ministria e Transporteve ka nisur kontrollin e cilësisë së materialeve të përdorura për ndërtimin e rrugëve. Një grup i posaçëm ka marrë kampionët e materialeve e të gjitha shtresave të shtruara deri tani për t?u bërë analizat e hollësishme. Sipas krerëve të kësaj ministrie, nëse do të rezultojnë materiale të skaduara apo të pa përshtatshme, do detyrohen firmat të bëjnë edhe njehërë punimet me të gjitha shpenzimet e tyre.
Ndërkohë supervizorët pas disa analizash që kanë bërë, kanë detyruar firmën Sarandopulos t?i rikthehet rrugëve të punuara me cilësi të dobët. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Sarandopulos pas disa vitesh punime dhe pas shtyrjes së afateve të përcaktuara ka realizuar vetëm 70% të kontratës.
Sipas të dhënave më të fundit firma Graniti, që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugëve Korçë-Kapshticë dhe Lushnje-Rrogozhinë, ka realizuar përkatësisht 12 dhe 20% të kontratës. Megjithatë përveç afateve që deri tani kanë qenë prioritare Ministria e Transporteve do të merret gjerësisht me cilësinë e rrugëve, që të mos ndërtohen sot dhe të prishen nesër./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/