Emisioni Repolitix trajtoi reformën zgjedhore pas nisjes së diskutimit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese që prekin sistemin zgjedhor. Të ftuar në studio Myslim Murrizi kryetar I grupit Demokrat, Edmond Stojku drejtues I Grupit Demokraci dhe Drejtësi dhe gazetarët Mentor Kikia dhe Erli Murati. Kreu i grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi është shprehur i bindur se nuk do të votojë në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor të akorduara nga këshilli politik, pa u diskutuar më parë ndryshimet kushtetuese, më specifikisht sistemin zgjedhor proporcional kombëtar me listat e hapura.