http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vëlla që jeton në një shtëpi tjetër e quajti kryeministri Edi Rama veten e tij karshi Kosovës.Duke folur për gazetarët nga Prishtina, shefi i qeverisë vlerësoi se në rast se nuk do të kishte ndodhur lufta e UÇK me në krye Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin, sot nuk do ta kishim Kosovën të pavarur.?Unë di më shumë se çfarë dija para 24 orësh. Opinionet e mija janë, nëse mund tat hemi kështu, si të një vëllai që jeton në një shtëpi tjetër. Pa këta emra ne sot mund të mos kishim Kosovën e pavarur dhe shtet sovran dhe jo më dy shtëpi, një këtej bjeshkëve dhe një andej bjeshkëve. Asnjë të mos mendojë se gjithsesi do të ndodhte kështu. Nuk do të ndodhte kështu nëse ata që kur zbritën në Prishtinë me UÇK quheshin djemtë e malit i hynë detit në këmbë dhe vendosën t?i hapin luftë Millosheviçit dhe murit të heshtjes ndërkombëtare. Vendosën t?i hapin luftë stereotipit të ngulitur shumë fort tek bashkësia ndërkombëtare, tek ata që në fillim erdhën këtu me bomba.?Rama nënvizoi se fletërrufeja, ashtu siç i quan ai aktakuzat, ka goditur shumë më thellë sesa në ballin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ai sqaroi se nuk e vizitoi Prishtinën për të bërë avokatin e të akuzuarve.?Ne nuk kemi ardhur këtu si grupi i avokatëve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, as tu qëndrojmë pranë moralisht sepse unë besoj shumë fort që këtu jemi në një moment shumë kritik që mund të ketë konsekuenca shumtë rënda për Kosovën nëse në këtë moment nuk ndajmë qarëtë drejtësinë dhe padrejtësinë.?