Meta dhe Ruçi bien dakord për ringritjen e Kushtetueses - News, Lajme - Vizion Plus

2020-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në Presidencë këtë të martë kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.Takimi u zhvillua për të diskutuar për vënien në zbatim të rekomandimeve të Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese.Meta nga ana e tij u shpreh i gatshëm për të nisur menjëherë nga puna për një interpretim unik të rekomandimeve dhe bashkërendimin për zbatimin kushtetues dhe ligjor të tyre.Të njëjtën pikëpamje me të ndau edhe Ruçi, i cili e konsideroi të papranueshme zvarritjen e procesit për të ringritur Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë.Meta dhe Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre.