Ora News - Atentat ndaj Hekuran Billës dhe kushëririt të deputetit të PS, arrestohet 33-vjeçari

2020-07-10 0

#tvora #rtvoranews

Një 33-vjeçar me precedent që ishte me masë sigurie arrest shtëpie, është autori i dyshuar për atentatin ndaj 30-vjecarit Fation Harusha, ngjarja e ndodhur të hënën në Shkodër. Motivet e konfliktit mes të rinjve ndërkohë mbeten të paqarta!

Një 33-vjeçar që duhet të qëndronte i izoluar në shtëpi me masë arresti në shtëpi, është ndaluar nga policia pasi dyshohet se është përfshirë në dy atentate mafioze. Gjekson Pusi është ndaluar nga Policia e Shkodrës si i dyshuar i dyshuar për atentatin ndaj Fation Harushës, ngjarje e shënuar të hënën në Shkodër. Krahas kësaj ngjarje, për Pusin ka dyshime se është implikuar dhe në atentatin ku mbeti i vdekur Hekuran Billa.

Gjekson Pusi, me precedentë penalë dhe më herët i cilësuar person me rrezikshmëri të lartë ndodhej në arrest shtëpie që nga tetori i vitit të shkuar pasi u evidentua teksa lëvizte me armë zjarri pa leje me vete. Për motive ende të panjohura, Ai sulmoi 30-vjeçarin Fatjon Harusha, kushëri i afërt i deputetit socialist Luan Harusha. I riu arriti t'i shpëtojë sulmit, ndërsa plumbat prekën makinën në pronësi DPSHTRR, me të cilën ai udhëtonte në rrugën e fshatit Kuç në Vukatanë. Ende nuk dihet arseja që ka mund të ketë çuar drejt kryerjes se këtij atentati që fatmirësisht dështoi.]

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/arrestohet-personi-i-katert-i-perfshire-n-vrasjen-e-hekuran-billes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv