Një pjesë në rritje e amerikanëve - veçanërisht republikanët - besojnë se pandemia e koronavirusit po ekzagjerohet, edhe pse shifrat rriten përditë. Në këtë përfundim ka dalë një studim i Peë Research Center. Më shumë kjo gjë vihet re tek përkrahësit e Partisë Republikane.
Në mesin e atyre që për informacione mbi Covid 19 mbështeten kryesisht tek lajmet që mbërrijnë nga Shtëpia e Bardhë, 68% shprehen se ? shpërthimi epidemic po ekzagjerohet? më shumë nga sa është në të vërtetë. Studimi thotë po ashtu se mjaft amerikanë e kanë të vështirë të ndajnë faktet nga realiteti . Mbi 70% e të intervistuarve e kanë pranuar se kanë dëgjuar të paktën ? një teori konspiracioni? për lëshimin qëllimisht të këtij virusi nga njerëz të fuqishëm. Më shumë se 35% e besojnë se kjo mund të jetë e vertetë. Një numër alarmues i rasteve të reja me koronavirus në SHBA ka bërë që shumë shtete t?i pezullojnë urdhrat për rihapjen e bareve, restoranteve dhe bizneseve të tjera. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins Shtetet e Bashkuara regjistruan së paku 42,000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Viktimat janë 126,000.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel