Report TV -Kush qëndron pas akuzës ndaj Thaçit? Rama: Në fund mund të dalë se mbrapa jemi vetë

2020-07-10 0

Gazetarët në Kosovë e pyetën kryeministrin Edi Rama se kush mendon se qëndron pas asaj që ai e cilëson si fletërrufe kundër Thaçit dhe Veselit pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë. "Për këtë keni konspiracionista në Kosovë, unë nuk jam. Unë mendoj se më shumë të shtyhemi në labirintin e hamendjes kush qëndron mbrapa, aq më shumë gabojmë se mund të ndodhë se në fund mund të dalë se mbrapa jemi vetë ne. Më mirë nuk i futemi atij labirinti. E di atë këngën 'Mora pushkën dola malit, të luftoja për atdhe, ku ta dija unë i shkreti se armiku ishim ne'.