Report TV - Lobim për në OKB, Cakaj zbulon cfarë i tha Grenell: S'ka ndarje të Kosovës, tre mesazhe

2020-07-10 0

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zbuluar se cfarë bisedoi në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me të dërguarin Special të Presidentit Trump për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadori Richard Grenell. "Kemi biseduar për ngritjen e akademisë së transparencës, për koordinimin e kryesisë së OSBE-së, por edhe për të siguruar një ulëse jo të përhershme në këshillin e sigurimit në 2022-23. Nuk na marrëveshje sekrete, nuk ka ndarje të Kosovës dhe nxitim për një marrëveshje të shpejtë për Kosovën. Koordinimi me SHBA është jetik. Nuk dua të bëj politikë të brendshme në Kosovë, por janë mesazhet e mia nga SHBA, por edhe qëndrimet e përfaqësuesit special të Trump" tha Cakaj.